Cilën vaksinë të zgjedhim? Tomini në A2: Do të merrja të parën që do të më ofrohej

Nga A2 CNN
30 Mars 2021, 20:55 | Aktualitet
Cilën vaksinë të zgjedhim? Tomini në A2: Do të merrja

“Vërehet një lloj qetësie, pasi vaksinimi po vijon. Nga krahu tjetër kemi një ulje të rasteve pozitive, por edhe të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor. Gjithsesi jemi në ditë të shkëputura kundrejt kurbës epidemike. Ndërkohë, duhet të theksojmë se ndërgjegjësimi duhet të vijojë”.

Kështu u shpreh në A2 zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, teksa foli për situatën aktuale të pandemisë në Shqipëri.

Sa i përket lirimit të mundshëm të masave, zëvendësministrja theksoi se është ende herët për një hap të tillë. “Jemi herët për të gjykuar mbi një imunizim të plotë, me të dyja dozat e vaksinës. Edhe nëse kemi marrë dozën e dytë të vaksinës nevojitet një ose dy javë për t’u bërë imun. Trendi duket në ulje, por edhe hapat në drejtim të lirimit të masave do të jenë të matura”.

Sa i përket vaksinave që janë në vendin tonë, Tomini u shpreh se do të merrte të parën që do t’i ofrohej. “Do të isha me fat nëse do të zgjidhja, por në pandemi nuk ka zgjedhje. Çfarëdo lloj vaksine që do të më ofrohej do ta prisja me shumë dashamirësi dhe e para në radhë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos