Manastirliu: 100 mijë të vaksinuar deri sot, po afrohet drita në fund të tunelit

Nga A2 CNN
30 Mars 2021, 19:06 | Aktualitet
Manastirliu: 100 mijë të vaksinuar deri sot, po afrohet drita në

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një statusi në Facebook, bëri të ditur se këtë të martë ka arritur në 100 mijë numri i të vaksinuarve në Shqipëri.

“100 mijë të vaksinuar deri sot. 100 mijë jetë më të mbrojtura. Çdo ditë e më shpejt po afrohet drita në fund të tunelit”, shkruan Manastirliu.

Të dielën nisi vaksinimi masiv në Shqipëri, duke bërë që me mijëra qytetarë të marrin vaksinën kineze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos