City i përgjigjet Liverpool, rikthehet në krye të Premier League

Nga A2 CNN
20 Prill 2022, 23:03 | Futboll
City i përgjigjet Liverpool, rikthehet në krye të Premier League

Manchester City është kthyer në vendin e parë të Premier League, pas fitores 3-0 ndaj Brighton, një ditë pasi Liverpool kishte shkatërruar 4-0 Manchester United.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola mori 3 pikët e radhës në kampionat falë golave që u shënuan të gjithë në pjesën e dytë nga Mahrez (53’), Foden (65’) dhe Bernardo Silva (82’).

Manchester City kryeson me një pikë më shumë sesa Liverpool i vendit të dytë, kur duhen edhe 6 ndeshja nga fundi i kampionatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos