
Paul Pogba ka arritur një parakontratë me Paris Saint Germain. Sipas mediave në Francë, kampioni i botës, do të nënshkruajë një kontrate 4-vjeçare me klubin e “Park De Princ” në fund të sezonit.
Mesfushori pritet të largohet nga Manchester United si lojtar i lirë në merkaton e verës pasi kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” skadon më 30 qershor të këtij viti.
Për 29-vjeçarin kanë shfaqur interes dhe klube të tjera europiane si Real Madridi apo Juventus, mirëpo në Francë janë të sigurt për aventurën e re të mesfushorit në kampionatin francez. (A2 Televizion)