Çmimi i grurit 25 lek për kg, fermerët në Maliq: Nuk nxjerrim as shpenzimet

Nga A2 CNN
15 Korrik 2023, 12:14 | Aktualitet
Çmimi i grurit 25 lek për kg, fermerët në Maliq: Nuk

Prodhimi këtë vit duket i kënaqshëm për fermerët e kësaj zone por çmimi që tregtarët japin këtë vit nuk jep aspak fitim për fermerët të cilët vitin e kaluar u turrën të mbjellin grurë pas thirrjes së Ministrisë së Bujqësisë.

Fermerët thonë se çmimi prej 25 lekësh për kilogram është më shumë se tallje.

"Jemi llafosur me gjithë sipërmarrësit që marrin drithin, çmimi ka shkuar më 250 lek te vjetra. Kjo është katastrofë. Vjet ka qenë  450-500, ministrja bëri thirrje që mbillni grurë, tani gruri nuk shkon fare. Tani jemi totalisht të dështuar," thotë një prej tyre.

"Po te besh llogari me këtë çmim i bie kot sa kemi punuar. Punimet i kemi bëre me çmimet e shtrenjta, nafta, plehrat, qiraja e tokës, me 250 lek ose merr bukën e gojës ose viri zjarrin, po nuk vlen. Del me humbje po te llogaritësh shpenzimeve nuk mbulon dot kostot," shprehet Cone Veriu.

Fermeri sot fajëson qeverinë për situatën në treg, duke treguar se mundësitë janë tepër të mëdha për ta lënë tokën djerrë vitin e ardhshëm djerrë.

"Ky është një problem i madh, nuk e di, qeveria nuk dha zgjidhje dhe ne fermeret jemi të dështuar. Gjysma e çmimit i fundos gjithë fermerët. Nuk u mor asnjë masë. Rrezik që nuk do e mbjellim më. Edhe pse ligji është që duhet mbjellë se ndryshe gjobitesh, por qeveria na çon për të korrur dhe na fshen draperinjtë, ne mbjellim, ata nuk marrin prodhimin."

Në fushën e Maliqit janë 4392 hektarë tokë të mbjella me grurë, prodhim i cili në rast të mos ndërhyrjes nga Ministria në lidhje me çmimin, do mbetet në hambarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos