Kontrolli bazë mjekësor, mjekët: Zbulon hershëm sëmundjet, është ulur vdekshmëria

Nga A2 CNN
14 Korrik 2023, 15:09 | Aktualitet
Kontrolli bazë mjekësor, mjekët: Zbulon hershëm

Hipertensioni, diabeti dhe problemet kardiovaskulare janë sëmundjet më të përhapura në popullatën shqiptare. Gjatë 9 viteve të aplikimit të “check up”, është rritur diagnostikimi i hershem i sëmundjeve të fshehta.

280 mijë persona janë pacientë me hipertension, 120 mijë vuajnë nga diabeti, ndërsa është rritur me 40% numri i pacientëve kardiakë.

Ekspertët e institutit të shëndetit publik vlerësojnë se kapja e hershme e këtyre sëmundjeve ka ndikuar në uljen e vdekshmërisë.

Ndërsa endokrilologet kanë konstatuar se 12% e popullsisë shqiptare është prediabetike dhe gjysma e tyre rrezikojnë të kthehen ne diabetike.

Mjekët vlerësuan programin e “check up” për parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe fataliteteve prej tyre. Ndërsa ministrja e Shëndetësisë foli për përfitimet nga ky program i shtrirë në të gjithë vendin.

Programi i kontrollit bazë mjekësor kryhet në grupmoshën 35-70 vjeç dhe prej tij përfitojnë afro 1,2 milionë qytetarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos