Courtney Cox rikthehet në sagën “Scream”

Nga A2 CNN
1 Gusht 2020, 21:54 | Showbiz

Courteney Cox do të interpretojë sërish gazetaren Gale Weathers në rikthimin e sagës së famshme horror “Scream”.

“Spyglass Media Group” dhe “Paramount” njoftuan se xhirimet e filmit do të nisin në fund të këtij viti.

Së bashku me aktoren që është bërë e famshme si Monica në serialin “Friends”, do të kthehet edhe David Arquette në rolin e sherifit Dewey Riley.

Filmi i parë “Scream” është shfaqur në vitin 1996 dhe Courtney Cox së bashku me David Arquette kanë qenë pjesë e kastit në 4 filma të tjerë të sagës.

Këto filma kanë grumbulluar 608 milionë dollarë në “box office”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos