COVID-19, “Librazhdi zonë e gjelbër”, qytetarët të lirë në lëvizje pa autorizime

Nga A2 CNN
27 Prill 2020, 13:27 | Aktualitet
COVID-19, “Librazhdi zonë e gjelbër”, qytetarët

Qyteti i Librazhdit nga dita e sotme do t'i rikthehet normalitetit pa asnjë kufizim të paktën deri në orën 17:30.

Cilësuar si një zonë e gjelbër në vend, ku nuk është shënuar asnjë rast me COVID-19, qytetarët e Librazhdit nuk do të kenë nevojë të lëvizin me autorizime, por lëvizja e tyre do të jetë e lirë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 17:30 të pasdites.

https://a2news.com/2020/04/24/ne-orarin-9-30-17-30-te-gjithe-mund-te-levizin-lirisht-rama-zbulon-harten-e-zonave-te-gjelberta/

Ndërkohë në hyrje-dalje të qytetit të Librazhdit janë ngritur postblloqe të policisë dhe ushtrisë, të cilët kontrollojnë lëvizjen e mjeteve dhe të qytetarëve, duke shmangur lëvizjet e paautorizuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos