
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alexander Darchiev, ka ndërruar jetë papritur në moshën 66-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga Ministria e Jashtme ruse, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë ende publik, shkruan A2.
Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Rusisë e cilësoi Darchievin si një diplomat të jashtëzakonshëm dhe profesionist me përvojë të gjatë në shërbimin diplomatik.
“Alexander Darchiev shërbeu në një nga fushat më sfiduese të politikës së jashtme ruse”, thuhet në deklaratë.
Darchiev ishte emëruar ambasador i Rusisë në Uashington nga presidenti Vladimir Putin në mars të vitit 2025. Ai njihej si një diplomat me përvojë, i cili në disa raste kishte bërë deklarata të ashpra në drejtim të Perëndimit.
Përpara emërimit në Uashington, ai kishte mbajtur disa poste të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme ruse, duke ndërtuar një karrierë të gjatë në diplomacinë e vendit.
(A2 Televizion)