
Pasi humbi Çmimin e Madh të Gjermanisë, Lenc Stroll ka lënë pas koronavirusin dhe do të jetë i gatshëm për të garuar në Portimao të Portugalisë, çmim i cili kthehet në Formula 1 pas 24 vitesh.
Ka qenë një javë e çuditshme në fakt për pilotin kanadez i cili rezultoi pozitiv përpara garës së Nurburg-ringut, u shërua pas pak ditësh, rezultoi sërish pozitiv këtë të hënë, dhe testimet e fundit e nxorën edhe njëherë tjetër negativ.
“Ndihem 100 për qind gati dhe mezi pres me skuadrën të garojmë në Portugali”, shkruan kanadezi në rrjetet e tij sociale. (A2 Televizion)