COVID-19, shuhet ish-trajneri i Kombëtares Otto Bariç

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2020, 19:26 | Futboll
COVID-19, shuhet ish-trajneri  i Kombëtares Otto Bariç

Shuhet në moshën 87-vjeçare ish-trajneri kroat i Kombëtares shqiptare, Otto Bariç.

Lajmin e dhanë mediat kroate, sipas të cilëve trajneri ka ndërruar jetë pas ndërlikimeve të shkaktuara nga COVID-19.

Me një karrierë të pasur në Bundesligën gjermane dhe atë austriake, ku ka fituar tri kampionate me Rapidin e Vjenës, Bariç është i njohur kryesisht si trajneri i Kombëtares kroate në Europianin e vitit 2004 dhe ai i Shqipërisë, që ka drejtuar në sezonin 2006-2007.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos