
Real Madrid ka dhuruar spektakël në derbin e kryeqytetit përballë Atletico duke fituar me rezultatin e pastër 2-0, në një nga ndeshjet më të luftuara të kampionatit.
“Los Blancos” ishin superior në të gjitha drejtimet në këtë përballje duke marrë 3 pikë të rëndësishme në renditjen e La Liga.
Trajneri Zidane e kishte studiuar në të gjitha drejtimet ekipin kundërshtar, i cili e kishte të pamundur të dilte në lojën e tij në këtë takim.
Goli i parë për Real u shënua nga Casemiro në minutën e 15. Atletico u përpoq të hidhej në sulm, por duhet thënë se gaboi në disa raste.
Në minutën e 63 vjen dhe dyfishimi i rezultatit. Goli u quajt si autogol i Oblak, por në fakt ai erdhi pas një goditje fantastike nga jashtë zone e Dani Carvajal, ku topi pasi ra në shtyllë, u përplas në trupin e portierit të miqve, për të përfunduar në rrjetë.
Atletico, pavarësisht humbjes vijon të jetë në krye të tabelës me 26 pikë, ndërsa Reali ngjitet në vendin e tretë. (A2 Televizion)