Barcelona po kalon këtë sezon një krizë rezultatesh dhe trajneri Ronald Koeman, gjatë kësaj periudhe, ka përdorur shumë pak disa prej lojtarëve që ka në dispozicion.
Mediat sportive spanjolle shkruajnë se janë 5 futbollistë, të cilët nuk kanë fare besimin e teknikut holandez. (A2 Televizion)

Matheus Fernandes - Vetëm 17 minuta për brazilianin në 16 ndeshje zyrtare 
Samuel Umtiti - Mbrojtësi francez ka luajtur 35 minuta këtë sezon 
Riqui Puig - Talenti i kanterës ka qenë i pranishëm në fushë për 77 minuta 
Carles Alena - 145 minuta për talentin tjetër të katalanasve 
Junior Firpo - 227 minuta për brazilianin
Galeria fotografike ( )
