
Vllaznia rifillon të fitojë dhe kryeson Superioren pas fitores së sotme në “Loro Boriçi” 1-0 ndaj Partizanit.
Pas një pjese të parë pa emocione të forta, fitorja për shkodranët erdhi në minutat finale, kur sulmuesi boshnjak shënon pas një kundërsulmi të bukur, dhe një asist të dhënë nga Da Silva.
Shkodranët kryesojnë Superioren me 19 pikë, 3 më shumë se Kukësi fitues 3-1 ndaj Skënderbeut dhe 7 më shumë se dyshja kryeqytetase, Tirana dhe Partizani. (A2 Televizion)