
Në kryeqytet ambientet publike janë të populluara. Kryesisht të rinjtë janë ata që ekspozohen më tepër nëpër lokale.
Edhe pse pirja e kafes nuk preferohet më si dikur, por merret edhe me vete, si zakoni i ditëve të izolimit, në disa zona të Tiranës dukshëm të rinjtë dhe mosha të tjera, qëndrojnë të ekspozuar në këto ambiente, të cilët epidemiologët i shohin si vatra kryesore e përhapjes.
Por ata të cilët po penalizohen janë studentët. Mësimi online nuk shihet si efektiv pasi po dëmton të rinjtë në marrjen e dijeve të plota.
Komiteti Teknik i Ekspertëve la dhe dy javë afat për të vlerësuar mundësinë e kthimit në auditore. Prej muajit mars auditorët janë të mbyllur dhe studentët duhet të presin të paktën deri në datën 20 janar për të parë nëse vendimi i Komitetit të Ekspertëve do të ndryshojë. (A2 Televizion)