Cristiano Ronaldo nuk arriti dot të shënonte në ndeshjen që Portugalia luajti ndaj Republikës së Irlandës, por sërish doli heroi i ndeshjes.
Ylli portugez, pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, përqafoi një tifoze të vogël irlandeze që "pushtoi" fushën, e cila u emocionua shumë nga takimi me idhullin e saj.
Jo vetëm kaq, por sulmuesi i Manchester United i dhuroi edhe fanellën e tij, duke fituar duartrokitjet e të gjithë stadiumit. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )





