Europiani 2023, Shpresat kërkojnë fitore në Slloveni

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2021, 17:46 | Futboll
Europiani 2023, Shpresat kërkojnë fitore në Slloveni

Paralelisht me Kombëtaren A, ëndrra vazhdon edhe për ekipin Shpresa. Kuqezinjtë e vegjël luajnë këtë të premte në orën 18:00 transfertën me Slloveninë.

Dueli cilësohet edhe udhëkryqi i edicionit, sepse 21-vjeçarët shqiptarë pozicionohen të dytët në grupin kualifikues të Europinit 2023 dhe një fitore do ti mbante në garë për një vend në fazën play-off.

Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi është gati për sfidën, për të përsëritur suksesin e një muaji më parë në Elbasan Arena. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos