Cristiano Ronaldo nuk gjen rehat, largohet nga shtëpia në Manchester

Nga A2 CNN
16 Shtator 2021, 18:06 | Futboll

Cristiano Ronaldo nuk po gjen rehat në Manchester edhe pse kishte zgjedhur një rezidencë 7 milionë euro për qëndrimin e familjes së tij.

Ndonëse shtëpia e re është e pajisur me të gjitha facilitetet, ylli i United ka vendosur të largohet prej aty për një motiv krejt të çuditshëm.

CR7 ndjehet i bezdisur nga një kope delesh që ndodhen në zonë që i prishin regjimin e tij, sidomos në mëngjes, me blegërimat e tyre.

Një burim pranë familjes Ronaldo konfirmon arsyet e largimit nga shtëpia, duke thënë se rezidenca është mjaft e bukur në mes të pyllit dhe me gjelbërim, por zhurma që shkaktojnë delet, herët në mëngjes, e bën të pamundur qëndrimin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos