Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngjitet në klasifikim

Nga A2 CNN
16 Shtator 2021, 13:06 | Futboll
Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngjitet në klasifikim

Fitoret e Kombëtares me Hungarinë dhe San Marinon, në kualifikueset e Botërorit 2022, janë reflektuar menjëherë. Shqipëria është ngjitur me tre pozicione në renditjen e FIFA-s për shtatorin.

Nga vendi i 69 ku ndodheshin muajin e kaluar, tashmë kuqezinjtë janë në vendin e 66.

Rritje ka edhe Kosova, që nga vendi i 115 pozicionohet në vendin e 109 në botë. Gjashtë shkallët e fituara vijnë pas fitores në Gjeorgji dhe barazimit me Greqinë, ndërsa humbja me Spanjën nuk ka ndikuar.

Belgjika mbetet në vendin e parë, e ndjekur nga Brazili, ndërsa podiumi plotësohet nga Anglia, e cila ka zbritur Francën në vendin e katërt.

Lëvizja tjetër në Top 10 është ngjitja e Portugalisë në vendin e Spanjës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos