Shqiptarët, Ernest Muçi dhe Lirim Kastrati, i kanë dhënë fitoren skuadrës polake të Legias së Varshavës në transfertë ndaj Spartakut të Moskës në ndeshjen e vlefshme për grupet e Europa League.
Dy futbollistët shqiptarë e nisën ndeshjen nga stoli ndërsa u aktivizuan në pjesën e dytë.
Në shtesë, Muçi tregoi të gjithë talentin me një kalim të jashtëzakonshëm nga mesi i fushës, ndërsa në fund dha një asist perfekt për Kastratin. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës nuk e pati aspak të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë. (A2 Televizion)