Çuçi paralajmëron: Ata që shkaktojnë zjarre, do të përballen me ligjin

Nga A2 CNN
7 Gusht 2021, 16:43 | Aktualitet
Çuçi paralajmëron: Ata që shkaktojnë zjarre, do

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka paralajmëruar se personat që shkaktojnë zjarre do të përballen me ligjin, pasi rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe pasurinë e tyre.

“Do të përballen me ligjin të gjithë ata që për një arsye apo një tjetër do të shkaktojnë zjarre, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre. Me zjarrin nuk luhet e as bëhet shaka, prandaj apeloj për t'u treguar të kujdesshëm në çdo moment.”, shkruan Çuçi në rrjete sociale.

Përgjatë 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit ka proceduar 5 persona për zjarrvënie në Lezhë, Gjirokastër dhe Vlorë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/07/zjarret-ne-vend-ministria-e-mbrojtjes-eliminohet-rreziku-ne-vatrat-e-zjarrit-ne-dukat-e-gjirin-e-grames/
https://a2news.com/2021/08/07/kush-i-ndezi-zjarret/

A2 CNN Livestream

Latest Videos