Cutrone i heq fitoren në minutën e 96 Veronës së Kumbullës

Nga A2 CNN
12 Korrik 2020, 22:03 | Futboll

Marash Kumbulla vijon të bëjë paraqitje të shkëlqyera me skuadrën e Veronës dhe e fundit ishte ajo e mbrëmjen të së dielës ndaj Fiorentinës.

Skuadra e Veronës zhvilloi një lojë mjaft të mirë dhe ishte pranë marrjes së 3 pikëve, pasi udhëhoqi 1-0 deri në minutën e 6 të shtesës. Por ish-sulmuesi i Milanit, Cutrone, i hoqi Veronës fitoren nga duart. Ai realizoi golin e barazimit, pasi arriti të shmangte mbulimin në zonë të Rrahmanit.

Kumbulla, edhe pse ishte duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, u detyrua të largohej në minutën e 78-të pas një dëmtimi në dorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos