La Liga përfundon para kohe për Antoine Griezmann

Nga A2 CNN
12 Korrik 2020, 17:05 | Futboll
La Liga përfundon para kohe për Antoine Griezmann

Mes shumë problemeve, tashmë Barcelona do të duhet të bëjë edhe pa Antoine Griezmann në dy ndeshjet e mbetura të këtij sezoni në La Liga.

Sulmuesi francez pësoi një dëmtim në pjesën e parë në ndeshjen e së shtunës ndaj Valladolid dhe nuk u rikthye më në pjesën e dytë, duke u zëvendësuar.

Këtë të diel, klubi i Barcelonës njoftoi se kampioni i botës e ka mbyllur para kohe këtë sezon në Liga dhe nëse rikuperimi do t’i shkojë mirë, atëherë do të jetë i gatshëm vetëm për ndeshjen e kthimit ndaj Napolit në Champions League, e cila do të luhet në muajin gusht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos