Në Los Angeles shpërtheu kaosi, menjëherë, pasi LA Lakers fituan titullin kampion në NBA pas një thatësire prej 10 vitesh.
Tifozët e ekipit kalifornian dolën në rrugë për të festuar, duke mos respektuar masat antikoronavirus dhe duke injoruar thirrjet e autoriteteve për të qëndruar në shtëpi në rast suksesi të skuadrës së zemrës.
Festimet nisën të paqta, përpara se disa tifozë të nisnin të hidhnin gurë ndaj policisë.
Sipas mediave lokale, disa persona janë shoqëruar në komisariat. (A2 Televizion)