Robin Krasniqi i mahnitshëm, shpallet kampion bote në boks

Nga A2 CNN
11 Tetor 2020, 08:29 | Sporte të tjera

Boksieri, me origjinë shqiptare, Robin Krasniqi, është kurorëzuar mbrëmë kampion bote për titujt IBO dhe WBA, duke përmbushur një ndër arritjet më të mëdha në karrierën e tij.

33-vjeçari arriti të rrëzojë me K.O. në raundin e tretë gjermanin, Dominic Boesel, në një ndeshje që foli totalisht për të duke u bërë i pari shqiptar kampion bote në boks.

Ndeshja për titullin kampion u zhvilluar në Magdeburg të Gjermanisë dhe në të morën pjesë dhe shumë shqiptarë. Madje dhe vetë boksieri Krasniqi hyri në ring me këngën “Kuq e Zi”.

Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 6 humbje në karrierën e tij, prej tyre 19 me nokaut, ndërsa Boesel para këtij takimi kishte 30 fitore dhe vetëm një humbje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos