Dashuria nuk njeh moshë, dhe ky koncept shndërrohet në një rregull jete për ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconi.
Politikani dhe sipërmarrësi tashmë 85-vjeçar zhvilloi sot një ceremoni martesore me shumë pak të ftuar dhe pa praninë e mediave, për të kurorëzuar deputeten italiane Marta Fascina, 53 vite më e re se veten.
Fotografitë janë të pakta për momentin dhe më shumë janë vjedhur nga pak të pranishmit e ftuar, ndër to miq prej vitesh si kritiku i artit Vittorio Sgarbi, si dhe këngëtari Gigi D’Alessio, por tregojnë një Berlusconi të lumtur krahas dashurisë së re, në ceremoninë e zhvilluar në një vilë në qytezën e Lesmos, në veri të Milanos.
Në pamjet e shpërndara, gjithsesi, mungonin disa nga fëmijët e tij, nga dy martesat e mëparshme, që sipas mediave nuk kanë pranuar martesën, me shumë se lidhjen e re të babait.

Silvio Berlusconi zhvilloi sot një ceremoni martesore me shumë pak të ftuar dhe pa praninë e mediave, për të kurorëzuar 32-vjeçaren Marta Fascina 
Fascina është deputete e Forza Italia 
Fotografitë janë të pakta për momentin dhe më shumë janë vjedhur nga pak të pranishmit e ftuar 
Mungonin disa nga fëmijët e tij, nga dy martesat e mëparshme, që sipas mediave nuk kanë pranuar martesën, me shumë se lidhjen e re të babait 
Për këtë arsye, në fakt, ceremonia ka një karakter simbolik, dhe nuk është pasuar me një akt zyrtar martese 
Pasuria e ish-kryeministrit, që shkon deri në 6 miliardë euro 
Nuk është hera e parë që Berlusconi, pas ndarjes nga gruaja zyrtare Marina Berlusconi, fillon një romancë me një person më të re në moshë 
Në 2020 Fascina “zëvendësoi” 34-vjeçaren Francesca Pascale 
Berlusconi ka drejtuar Italinë për 9 vjet, duke thyer një rekord në atë vend 
Maria Fascina 

Për këtë arsye, në fakt, ceremonia ka një karakter simbolik, dhe nuk është pasuar me një akt zyrtar martese. Gjithmonë sipas burimeve, trashëgimtarët e Berlusconit nuk kanë pranuar që Fascina të martohej ligjërisht, nga momenti që ajo do të përfitonte nga pasuria e ish-kryeministrit, që shkon deri në 6 miliardë euro.
Nuk është hera e parë që Berlusconi, pas ndarjes nga gruaja zyrtare Marina Berlusconi, fillon një romancë me një person më të re në moshë.
Në 2020 Fascina “zëvendësoi” 34-vjeçaren Francesca Pascale, ndërkohë që politikani që ka drejtuar Italinë për 9 vjet, duke thyer një rekord në atë vend, ka thyer edhe rekordin e skandaleve me sfond seksual.
Akuzat që festat e tij private, në vilat në pronësi kudo në Itali, shndërroheshin në orgji për veten dhe miqtë e tij ku nuk mungonin prostituta edhe në moshë të mitur, i kanë kushtuar politikanit të njohur vite procesesh gjyqësore, nga të cilët ka dalë fitues. Berlusconi kandidoi në fillim të vitit për presidencën, por u tërhoq për shkak te gjendjes shëndetësore. (A2 Televizion)