Gati për të rinisur sezonin, por te klubi gjerman rezultojnë 3 të prekur me koronavirus

Nga A2 CNN
1 Maj 2020, 22:31 | Futboll
Gati për të rinisur sezonin, por te klubi gjerman rezultojnë 3

Gjermania po përgatitet të rikthejë futbollin e ndërprerë nga pandemia e koronavirusit, por pikërisht në ditët kur debatet janë ende të nxehta nëse duhet lejuar një gjë e tillë, një lajm i keq vjen nga një prej klubeve të Bundesligës.

FC Koln ka deklaruar, me anë të një postimi në faqen zyrtare, se rezultatet e testeve të fundit kanë nxjerrë pozitivë me koronavirus, 3 anëtarë të skuadrës.  Edhe pse janë të gjithë asimptomatikë, punëtorët e prekur nga koronavirusi, emrat e të cilëve nuk bëhen publike nga klubi do të mbahen në izolim për 14 ditë, në pritje të një testi tjetër.

Klubet gjermane kanë më shumë se 3 javë që kanë nisur stërvitjet dhe testet e lojtarëve dhe anëtarëve të tjerë bëhen rregullisht për të monitoruar dhe mbajtur nën kontroll situatën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos