Ministri i jashtëm gjerman Heiko Mas mohon përfshirjen e Gjermanisë në propozimin për ripërcaktim të kufijve në Ballkanin Perëndimor, dhe i quan si të pavlera të ashtuquajturat “non papers”. Ndërkaq kryeministri Rama akuzon median austriake “Der Standard” për përhapje të “fake news”, pasi kjo e fundit tha se lideri shqiptar e mbështeste ndryshimin e kufijve. Producentja e lajmeve ndërkombëtare, Rosalba Bejdo komenton në studio. (A2 Televizion)
Debati për “non papers” dhe ndryshimin e kufijve, Rama akuzon për “fake news” gazetën austriake
