Nuk ka fitues në Prishtinë, Kosova dhe Izraeli ndajnë nga një pikë

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2026, 17:26 | Futboll

Nuk ka fitues në Prishtinë, Kosova dhe Izraeli ndajnë nga

Kosova nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Izraelit.

“Dardanët” u ndalën në një barazim pa gola, ndërsa ishin me një lojtar më pak për më shumë se 25 minuta si pasojë e kartonit të kuq të marrë nga Veldin Hoxha, shkruan A2.

Kosova e nisi shumë më mirë dhe krijoi disa raste falë Kreshnik Hajrizit dhe Edon Zhegrovës. Golit iu afrua edhe Lindrit Kamberi në debutim, por goditja e tij me kokë përfundoi në traversë.

Situata u përkeqësua për “Dardanët” kur mesfushori Veldin Hoxha mori kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje në mesfushë, kësisoj gjyqtari e përjashtoi nga loja (72’).

Pas kësaj, Izraeli e mori zotërimin e topit, por nuk krijoi raste për gol.

Kosova merr vetëm një pikë në Prishtinë dhe shkon në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa pas tre ditëve do të përballet me Irlandën në Dublin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos