“Nuk e kanë me mua, e kanë me ju”, Rama ndez motorët e PS: Koha e pranisë politike, tani flasim ne

Nga Indrit Maraku
14 Nëntor 2026, 19:06 | Politikë

Asamblesë socialiste, Edi Rama ia bëri të qartë se kërkesa e protestuesve për dorëheqjen e tij si Kryeministër nuk është vetem për të si person.

"Nuk e kanë me mua, e kanë me ju! E kanë me PS! Unë thjesht jam pengesa më e madhe”, tha Rama, shkruan A2.

Ylli i Shqipërisë si pjesë e BE, thotë se e pengon të marrë në konsideratë ndonjë zgjidhje tjetër: “E kemi të ndaluar ta mendojmë se mund të ndalim e shohim a mund të bëjmë diçka... Jemi me kronometër me Brukselin. Duhet të përmbushim detyra”.

Mbledhja e Asamblesë shënon dhe ndezjen e motorëve elektoralë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 9 Majit: “Tani ka ardhur koha për një prani politike. Të flasim ne... një debat për Shqipërinë, çfarë Shqipërie duam”.

Mbrojti modelin e tij ekonomik, si motor i pasurisë që duhet shpërndarë: “Pasuria duhet krijuar dhe ajo nuk krijohet duke parë me dyshim paranë. Nuk është e vërtetë që jam kthyer te e majta ideologjike me paketën fiskale”.

Me dyer të mbyllura, porosia ishte që kandidatët për bashkiaket e vitit 2027 të zgjidhen edhe në funksion të fitores në parlamentaret e 2029.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos