Spiropali hiqet nga forumet, Rama kërkon disiplinë në PS. Flet për Ballukun dhe Veliajn

Nga Indrit Maraku
14 Nëntor 2026, 19:23 | Politikë

“Elisa Spiropali është anëtare e Partisë Socialiste”.

Pas kësaj deklarate, Sekretari i Përgjithshëm socialist reagoi online duke saktësuar se Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk do të jenë më pjesë e forumeve të partisë, por vetëm anëtarë, pas kërkesës së shprehur nga Kryeministri Edi Rama, pa praninë e kamerave, në nisje të Asamblesë.  

Kur kamerat u ndezën, kryesocialisti kërkoi me zë dhe figurë që të ketë disiplinë në parti: “Nuk ka skuadër që fiton pa disiplinë. Disa duan trofeun pa bërë këpucët me baltë”.

Asambleja ishte edhe një mundësi për të adresuar kritikat se mbron Belinda Ballukun nga drejtësia: “Gjejeni një fjalë timen që ta ketë bërë këtë gjë në rastin e Belinda Ballukut. Nuk e gjeni dot”.

Rama mohoi çdo ndërhyrje në procese gjyqësore, duke i qëndruar parimit se nuk bëhet mburojë e askujt: “Më gjeni një fjalë që ta kem mbrojtur. Erdhi çështja që të çonim një tjetër koleg në burg, ndërsa hetimet akoma vazhdonin”.

I vetëdijshëm se janë të shumtë ata që bëjnë krahasimin me kryebashkiakun Erion Veliaj që mbahet në paraburgim, Rama iu referua vetë atij: “Paraburgimi është absurd, është një çështje e demokracisë. Nuk mund t’i marrësh kryeqytetit kryetarin e zgjedhur e t’ia mbyllësh brenda pa gjyq. Pastaj, nuk mund të thuash që ky nuk mund të zëvendësohet sepse është në detyrë. Ose njëra, ose tjetra”.

Problematikën me paraburgimet, tha se do ta adresojë me një paketë të posaçme ligjore.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos