
Mesfushori Kristjan Asllani, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Bjellorusinë, deklaroi se Kombëtarja do të luajë vetëm për fitore.
Kuqezinjve u mjafton edhe një barazim për të fituar grupin C1 të Ligës C, në Nations League, por mesfushori theksoi se lojtarët nuk do të bëjnë llogari.
“Nuk do të mendojmë se sa pikë na duhen, do të luajmë vetëm për fitore”, theksoi ish-lojtari i Interit, shkruan A2.
Sipas tij, Kombëtarja “duhet të hyjë në fushë me agresivitet, pasi Bjellorusia është ekip shumë fizik”.
“Jemi përgatitur mirë, jemi në moment të mirë dhe duam ta fitojmë ndeshjen”, theksoi Asllani. (A2 Televizion)