Debreshi kërkon rrëzimin e pragut 1% për të pavarurit

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 10:05 | Aktualitet

Minatori Elton Debreshi, kandidat i pavarur për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e pragut kombëtar 1% të një sistemi zgjedhor proporcional rajonal. “Ky prag diskriminon kandidatët e pavarur, të cilëve u kërkohen më shumë vota se partive për t'u zgjedhur deputet në një qark”, thotë minatori kandidat. Avokati i tij, Gentian Sejrani, ishte i ftuar në “Dita jonë” për të mësuar më shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos