Del në ankand kapelja e Indiana Jones dhe shkopi i Harry Potter

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 22:56 | Showbiz

Ka dalë në ankand kapelja e personazhit të Indiana Jones. Kapelja e veshur nga Harrison Ford në filmin “Indiana Jones and the Temple of Doom” është një nga artikujt që do të jenë pjesë e shitjes së kujtimeve të Hollivudit që do të zhvillohet në Los Anxhelos nga 29 qershori. Kapelja është vlerësuar deri në 250,000 dollarë.

Për adhuruesit e magjistarit më të famshëm në botë, do të jetë gjithashtu edhe shkopi i Harry Potter i përdorur gjatë filmit “Harry Potter and the Deathly Hallows - Part 1' (2010) si dhe syzet e bëra nga Daniel Radcliffe në  Harry Potter and the Deathly Hallows - Pjesa 2 '(2011).

 Ankandi i quajtur “Entertainment Memorabilia”përfshin mbi 1600 artikuj të rrallë të përdorur në prodhime televizive dhe filmike dhe pritet të sjellë të paktën gjashtë milion dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos