Del nga rruga dhe bie në një përrua, në gjendje të rëndë drejtuesi dhe një pasagjer

Nga A2 CNN
7 Tetor 2021, 16:59 | Kronikë

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një përrua 20 metra nga rruga, kur ka dalë në afërsi të fshatit Vërçun të Pogradecit. Policia njofton se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët; shtetasja Xh. H. rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq, si edhe drejtuesi i mjetit shtetasi K. G., të cilët u transportuan në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se drejtuesi i mjetit dhe një prej pasagjerëve janë në gjendje të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos