Del renditja e rrugëve më të pëlqyera në botë, kryeson Kanadaja

Nga A2 CNN
19 Shtator 2022, 22:38 | Fotolajme

“Rrugët janë vendi ku ne kalojmë pjesën më të madhe të jetës. Në qoftë se parqet janë mushkëria e një qyteti, rrugët janë venat e tij, që transportojnë njerëzit përditë si rruaza të stresuara dhe të “lumtura”.

Me këtë shpjegim, organizatorët e sondazhit të indeksit ”Time Out” kanë pyetur më shumë se 20 mijë persona se kush ishte rruga më e bukur e qytetit të tyre, ose më mirë rruga më e pëlqyer nga ata.

Sondazhin këtë vit e ka fituar Wellington Street në Montreal të Kanadasë, ndërkohë që në vendin e dytë doli Gertrude Street në Melburn të Australisë, dhe e treta Great Western Road në Glasgow të Skocisë.

Ndërkohë në vend të katërt doli Yongkang Street në Taipei, dhe nuk mungon edhe një rrugë e dashur për berlinezët, si  Oranienstrsse.

Lista ka patur kritika, aty ku mungojnë rrugë nga Italia e bukur, ose nga Franca piktoreske. Por padyshim pamjet e këtyre rrugëve, që përtej bukurisë mbartin edhe një gjallëri dhe ngrohtësi të veçantë, nuk do të mërzisë askënd. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos