Delta në Shqipëri, Manastirliu e pranon, pritet përgjigje nga Gjermania

Nga A2 CNN
23 Korrik 2021, 15:36 | Aktualitet
Delta në Shqipëri, Manastirliu e pranon, pritet përgjigje nga

Nuk ka më dyshime që varianti Delta qarkullon edhe Shqipëri. Ministra e Shëndetësisë pret vetëm konfirmimin nga laboratori i Berlinit, por të gjitha shenjat flasin për praninë e variantit indian.

Situata e re epidemiologjike pranohet edhe nga ministrja Manastiliu, e cila vijon thirrjet për vaksinimin e popullatës. “Kemi dyshime të arsyeshme nga sinjalet laboratorike se në Shqipëri qarkullon varianti Delta, por ende jemi në pritje të rezultateve të Laboratorëve të Referencës për ta vërtetuar këtë dyshim tonin. Ajo çfarë është e rëndësishme, duke u nisur edhe nga çfarë po ndodh në vendet përreth, ku shihet që ka një rritje të qarkullimit të këtij varianti dhe ka nevojë për të rritur ndërgjegjësimin në fakt për procesin e vaksinimit. Vaksina është arma e vetme që ne kemi”.

Ditët e fundit janë rritur infektimet nga koronavirusi dhe sipas laboratorit të ISHP, rastet e reja nuk rezultojnë të prekur me variantin britanik, por me një mutacion tjetër. Dyshimet janë për Deltën që po përfshin gjithë Europën dhe këtë periudhe edhe grupmoshat e reja në vendin tone.

“Shikojmë një rritje të rasteve në grupmoshat e reja. Pra, grupmoshat të cilat predominojnë në atë numër të kufizuar rastesh që kemi, janë grupmoshat nga 15 në 24, nga 25 në 34 dhe 35 në 44 dhe mbi 70 vjeç kemi pasur raste. Pra është e rëndësishme që këto grupmosha, sidomos grupmoshat e reja të vaksinohen”.

Në prag të mbylljes së javës së hapur, drejtuesit e shëndetësisë i bëjnë thirrje veçanërisht të rinjve të vaksinohen me të dyja dozat anti-COvid.

“Javët e hapura të vaksinimit do të vijojnë. Fakti që kemi disponibilitet dhe lloje të ndryshme vaksinash në të gjitha strukturat tona shëndetësore na krijon mundësinë që të vazhdojmë vaksinimin për çdo grupmoshë. Sigurisht që këto ditë kanë treguar që vaksinimi i hapur ka funksionuar. Ditët e fundit kanë treguar që është rritur mbulimi me vaksina për të gjitha grupmoshat dhe shihet një interes në rritje edhe për grupmoshën e re, pra +18 vjeç”.

Të hënën e ardhshme pritet të vijnë dhe 44 mijë doza të vaksinë Pfizer. Nga fillimi i fushatës janë kryer mbi 1 milion e 100 mije vaksinime nga të cilat 14 mijë në 24 orët e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos