
Kompanitë e sigurimit nuk kanë nisur ende shlyerjen e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ku dhjetëra ndërtesa u shembën, ndërsa qindra të tjera mbetën të dëmtuara.
Entela Hidershaj, aktuare pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) shpjegon se kjo do të kërkojë kohë, për shkak se procesi rivlerësimit në terren nuk ka përfunduar.
“Procesi i vlerësimit kërkon kohë.
Qytetarët nuk kanë njoftuar ende shoqëritë e sigurimit. Nga raportimi deri në
vlerësim mund të jetë 1 javë deri në 1 muaj. Po kaq mund të shkojë edhe dëmshpërblimi”,
shpjegon Hidershaj.
Por, çfarë duhet të bëjnë qytetarët që kanë
një kontratë sigurimi për shtëpinë apo pronën e tyre?
“Të gjithë qytetarët që janë të
siguruar vullnetarisht me një policë sigurimi nga tërmetet apo katastrofat natyrore,
duhet të paraqiten në kompanitë e sigurimeve, por duhet të kenë parasysh që të
drejtohen brenda afateve të përcaktuara në kushtet e kontratës. Për ata që kanë
kredi, duhet t’i drejtohen bankave”, thekson Hidershaj.
Sipas të dhënave fundit të Autoritetit të
Mbikëqyrjes Financiare, gjatë tërmetit të 21 shtatorit janë raportuar 944 dëme,
ku kompanitë e sigurimit kanë dëmshpërblyer deri më tani rreth 60% të vlerës,
ndërsa pjesa tjetër rezulton të jetë akoma në proces vlerësimi.
(A2 Televizion)