
Përmes grantit të rikonstruksionit, në qytetin e Durrësit, ka nisur puna për riparimin e dëmeve në apartamentet e dëmtuara nga tërmeti.
Janë gjithsej 10220 familje që kanë përfituar nga granti i rikonstruksionit, për dëmet të klasifikuara si DS1-DS2-DS3, dhe deri tani janë likuiduar rreth 6100 familje, të cilat me fondet e marra po kryejnë punimet në apartamentet e tyre.
Ndërkohë, lidhur me pallatet që janë prishur dhe ato që do të prishen, është marrë deri tani vendimi për ndërtimin e 32 pallateve të reja në të njëjtin vend, ndërsa puna vijon edhe për godinat e tjera. Pritet që në muajin tetor të fillojë puna për rindërtimin e 3 pallateve të para. (A2 Televizion)