Dëmet nga tërmeti në Tiranë, Prokuroria mbyll hetimet për 7 ish-zyrtarë të Urbanistikës

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2021, 12:25 | Aktualitet

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimin për 7 ish-zyrtare, të vënë nën akuzë lidhur me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Të pandehur për akuzën e "shpërdorimit të detyrës" janë dërguar 5 ish-zyrtarë të zyrës së urbanistikës Farkë, mes të cilëve ish-drejtuesi i zyrës Viron Çipi. Të pandehur janë marrë edhe 2 ish-inspektorë të Urbanistikës, si edhe një kompani ndërtimi si person juridik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos