Bie masivi shkëmbor pranë Morinit. Kukës, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim

Nga Ervin Mehmeti
12 Nëntor 2026, 12:40 | Aktualitet

Kushtet atmosferike të paqëndrueshme, të cilat gjatë dy ditëve të fundit janë shoqëruar me reshje shiu, kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes ne qarkun e Kukësit edhe pse jo me intensitet te larte kane krijuar probleme kryesisht ne qarkullimin e mjeteve.

Gjatë mbrëmjes së të mërkurës në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Bardhoc, në drejtim të pikës kufitare të Morinit, një masiv i madh shkëmbor është shkëputur nga shpati malor dhe ka përfunduar në mes të rrugës, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve. Fatmirësisht në momentin e rënies së masivit shkëmbor nuk ka pasur automjete duke kaluar në atë segment.

Drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në këtë aks, por edhe në rrugët e tjera malore të qarkut të Kukësit, duhet të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë dhe të jenë veçanërisht të vëmendshëm në segmentet ku ka shpate të pjerrëta apo shenja të rënies së gurëve dhe dherave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos