Miratohet projektligji i ri për donacionet dhe sponsorizimet, Gonxhja: Kapitull i ri për sportin, artin dhe kulturën shqiptare!

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2026, 12:46 | Politikë

Miratohet projektligji i ri për donacionet dhe sponsorizimet, Gonxhja:

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të enjte projektligjin e ri për donacionet dhe sponsorizimet. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, tha se kjo reformë synon të transformojë financimin e sportit, artit dhe kulturës, duke krijuar mundësi të reja për talentin shqiptar.

“Deri në 30% të tatimit mbi fitimin mund të zbritet drejtpërdrejt për sponsorizimet, sipas dispozitave të reja. Deri në 2 miliardë lekë në vit për mbështetjen e sportit, artit dhe kulturës, përtej buxhetit të shtetit. Më shumë transparencë, përmes regjistrit elektronik kombëtar të sponsorizimeve dhe mekanizmave të kontrollit”, tha Gonxhja.

“Një model i ri partneriteti mes shtetit dhe biznesit, për më shumë investime, më shumë mundësi dhe më shumë mbështetje për të rinjtë e talentuar. Më shumë mundësi për kulturën, më shumë fuqi për sportin, më shumë të ardhme për talentin shqiptar!”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos