
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk është arritur asnjë marrëveshje për investimet ne Zvërnec dhe Sazan. I pyetur në Dublin për marrëdhëniet e tij me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan, Donald Trump, Rama tha se ai është vetëm një prej investitorët që duan të investojnë në vendin tonë.
“Nuk kam asnjë marrëdhënie biznesi me atë. Ai është një nga investitorët e shumtë që kanë treguar interes për vendin tonë. Aktualisht po zhvillohen bisedime me grupin e tij. Nuk ka ende asnjë marrëveshje pasi prej tre vitesh jemi në negociata. Nuk është shitur asnjë ishull dhe nuk ka asnjë kërkesë për ta blerë. Ishulli është pronë e Shqipërisë dhe i tillë do të mbetet. Shqipëria synon të jetë aksionere në këtë investim. Kjo është e vërteta”, tha Rama për gazetarët para nisjes së Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian (EPC). (A2 Televizion)