Dëmtim i rëndë për Neymar, largohet mes lotësh nga fusha e lojës

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2020, 10:54 | Futboll

Neymar është një nga futbollistët më të mirë të dekadës së fundit, por shpesh karriera e brazilianit është ndërprerë për shkak të dëmtimeve që e kanë ndjekur atë.

28-vjeçari pësoi një tjetër dëmtim të rëndë mbrëmjen e së dielës në ndeshjen ndaj Lyon, të cilën PSG e humbi 0-1 dhe lëshoi kreun e renditjes.

Në minutat shtesë të takimit, Thiago Mendes kreu një ndërhyrje të rëndë ndaj brazilianit, duke e dëmtuar atë në kavilje. Shkalla e dëmtimit është ende e paqartë, por nga ajo që u pa në fushën e lojës, ekziston frika për një dëmtim të rëndë, pasi futbollisti u largua nga fusha e lojës me lot në sy dhe me barelë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos