Ronaldo me penallti i jep fitoren Juventusit

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2020, 20:11 | Futboll
Ronaldo me penallti i jep fitoren Juventusit

Juventusi fiton në transfertë 1-3 kundër Genoa dhe ngjitet në vendin e katërt të klasifikimit në Serie A.  

Ndeshja ishte më i vështirë sesa thotë rezultati për kampionët në fuqi, pasi deri në minutën e 78 ndeshja ndodhej në barazim 1-1, falë një goli mjeshtëror të Dybala dhe përgjigjes të Sturaros, një ish i Juventusit.

Minutat e fundit flasin gjithsesi për bardhëzinjtë, që me 2 penallti të realizuara nga Cristiano Ronaldo e mbyllin ndeshjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos