
Angel Di Maria do të qëndrojë jashtë fushës së blertë për të paktën 10 ditë. Dëmtimi që argjentinasi mori në ndeshjen debutese kundër Sassuolos tronditi tifozët bardhezi.
Megjithatë pas testeve instrumentale u zbulua se ishte një dëmtim I shkallës së lehtë në muskulin e kofshës së majtë.
Për të kuptuar më mirë situatën, klubi Italian ka theksuar se do të bëhet një rivlerësim mbas 10 ditësh. Me shumë gjasa ai do te rikthehet në ndeshjen me Romen, në fillim të shtatorit, ndërsa mbetet një mungesë e sigurt me Sampdorian këtë të hënë. Argjentinasi debutoi me fanellën bardhezi kundër Sassuolos, ku shënoi një gol dhe dhuroi një asist. (A2 Televizion)