Edhe në javën e dytë të Premier League, Liverpool nuk ka mundur dot të marrë pikët e plotë duke u ndalur këtë herë në një barazim 1-1 në Anfield ndaj Crystal Palace.
Klopp, ndërsa po priste që ekipi i tij të kalonte në avantazh në pjesën e parë, pas më shumë se 10 rasteve për shënim, u befasua kur Zaha iu shkëput mbrojtësve dhe i vetëm me portierin e dërgoi topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë u bë edhe më e vështirë ndeshja kur blerja e re, sulmuesi Darwin Nunez, goditi kundërshtarin me kokë dhe e la ekipin me një lojtar më pak.
Në këtë situatë, zgjidhjen për golin e barazimit e kishte Luis Diaz, i cili realizoi një kryevepër në minutën e 61, kur pasi shmangu 4 kundërshtarë lëshoi një goditje spektakolare në drejtim të portës nga jashtë zonës.
Megjithatë, në fund, Liverpooli u detyrua të ndajë sërish pikët, ku pas dy javëve të para në Premier League e sheh vetën me vetëm me dy pikë, 4 më pak se kryesuesit. (A2 Televizion)