
Juventusi ka marrë një fitore të pastër dhe bindëse 3-0 në ndeshjen e javës së parë të Serie A ndaj Sassuolo-s.
Ylli i ri i skuadrës, argjentinasi Di Maria ishte autor i golit të parë të ndeshjes, ndërsa më pas radhën e kishte Vlahovic, i cili realizoi edhe dy herë të tjera në këtë ndeshje. Ndërkohë, Sassuolo u tregua e pafuqishme për të shënuar të paktën golin e nderit.
Më herët, edhe Napoli ishte bindës ndaj Veronës ku triumfoi me rezultatin e thellë 5-2. (A2 Televizion)