Lazio e pandalshme, mposht në transfertë me 4 gola Fiorentinën

Nga A2 CNN
10 Tetor 2022, 22:58 | Futboll
Lazio e pandalshme, mposht në transfertë me 4 gola Fiorentinën

Lazio ka marrë një tjetër fitore të madhe në Serie A. Forcën e ekipit të Sarrit këtë herë e ka provuar Fiorentina, e cila kë pasur një humbje të thellë 0-4 në shtëpi.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në favorin e dy golave nga Lazio, pasi shënuan Vecino dhe Zaccagni. Ndërkohë, me nisjen e pjesës së dytë, Fiorentina krijoi raste të shumta në portën e Lazio-s, por pa mundur të gjejë të paktën edhe një gol.

Ndërkohë, në fundin e ndeshjes, kryeqytetasit shfrytëzuan kundërsulmin dhe realizuan edhe dy herë të tjera me Luis Alberto dhe Immobilen.

Me këtë fitore, Lazio shkoi në kuotën e 20 pikëve, në vendin e tretë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos