Dëmtohet Lewandowski! Gëzohet Anglia, frikësohet Bayern

Nga A2 CNN
29 Mars 2021, 12:42 | Futboll
Dëmtohet Lewandowski! Gëzohet Anglia, frikësohet Bayern

Sulmuesi i Polonisë, Robert Lewandowski do të mungojë në ndeshjen e të mërkurës se kombëtares së tij kundër Anglisë, të vlefshme për grupin I të kualifikueseve të Kupës së Botës 2022.

Numri 9 i Bayern München u dëmtua në ndeshjen e së dielës kundër Andorrës, të fituar 3-0 nga Polonia, falë edhe 2 golave të tij, dhe Federata Polake njoftoi se lojtari rrezikon të qëndrojë jashtë fushave për 10 ditë për shkak të një dëmtimi në ligament.

Dëmtimi ka shqetësuar edhe drejtuesit e Bayern, që pas 9 ditësh përballet me Paris SG në çerekfinalet e Champions League.

32-vjeçari është rikthyer në Gjermani për të kuruar dëmtimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos